Melania Trump shënoi një tjetër paraqitje dinjitoze në Smaitin e G7 bashkë me të shoqin në Sicili.

Ajo zbriti nga makina me një fustan të krem të qendisuar me rrjetë, një pallto të punuar me lule 3D dhe një portofol D&G.

Çmimet e kësaj veshje janë marramëndëse, e veçanërisht kur i referohemi palltos së bukur të punuar me lule të vërteta.

Vlera e saj mendohet se shkon deri në 51.500 dollarë, ndërsa portofoli deri në 1630 dollarë.

Ndërkohë “Zonjat e Para” të shteteve të tjera kishin zgjedhur secila një veshje më t1% thjeshtë, elegante dhe të përshtatshme edhe për xhepin ekonomik.

Por, Melania veçohet gjithmonë nga të tjerat, kjo për faktin se kërkon vëmendjen me ekstravagancën e saj.