Si ndihmë të menjëhershme pas tërmetit shkatërrues në Shqipëri, Coop dhuron 100.000 franga. Kjo shumë shkon për punën e REDOG, që është një organizatë shpëtimi në kuadrin e Kryqit të Kuq Zvuceran (SRK), e cila bën kërkim-shpëtimin e njerëzve të mbuluar nga rrënojat, thuhet në një komunikatë të publikuar nga COOP.

Coop është një nga kompanitë më të mëdha të shitjes me pakicë dhe shumicë në Zvicër. Ajo është e organizuar si një kooperativë dhe ka rreth 2.6 milionë anëtarë, shkruan albinfo.ch.

Më tutje në komunikatë thuhet se me shumën prej 100 mijë frangash Coop financon skuadrën e qenve të REDOG, të stërvitur për shpëtim. Kjo skuadër ndodhet në vendin e ngjarjes nga pasdita e djeshme, shkruan albinfo.ch. Qentë e stërvitur përbëjnë mundësinë e vetme për t`i gjetur në mënyrë efektive dhe shpëtuar të mbijetuarit në gërmadha.

Coop dhe SRK  kanë një bashkëpunim të kahershëm dhe janë partnerë strategjikë mes vete. Në këtë kuadër Coop mbështet ndihmën urgjente për Shqipërinë.