Janë publikuar pamjet e përleshjes fizike mes Dardan Molliqajt dhe përcjellësit të tij dhe Haki Abazit që kishte ndodhur kohë më parë pas një debati televiziv.

Menjëherë pas kësaj ngjarje, Vetëvendosje dhe Haki Abazi e kishin raportuar si sulm të rëndë, duke kërkuar nga Policia e Kosovës që të ndërmerren masa, si dhe nga KQZ-ja të largojë nga lista personat që përdorën dhunë ndaj tij.

Prokuroria kishte treguar se ka nisur hetimet për këtë rast, por ende nuk është raportuar për ndonjë rezultat.

Molliqaj e kishte mohuar se kishte sulmuar Abazin, duke thënë se “ka qenë vetëm një vazhdim debatit dhe se Abazi është rrëzuar duke ikur”.

Pas publikimit të pamjeve, Vetëvendosje ka kërkuar të merren masa ndaj Molliqajt, e ky ka akuzuar VV-në për mashtrim.