Ndërprerja afatshkurte e sistemit elektronik për gjenerim dhe parashtrim të paraqitjeve tatimore të paraplotësuara (PVT), si ajo që ndodhi sot prej orës 9:30 deri në orën 10:30, nuk i dëmton të drejtat e shfrytëzuesve, përkatësisht qytetarëve të cilët janë të regjistruar sepse ata do të mund t’i konfirmojnë apo korrigjojnë PVT-të e paraplotësuara me afatin përfundimtar 31.05.2019.

Sipas DAP-it, me qëllim që të sigurohet gjenerim i papaengueshëm dhe parashtrim i PVT-ve të paraplotësuara, është e mundur gjatë procesit të paraqitet nevoja për intervenim të përkohshëm për ç’shkak gjatë një periudhe të shkurtë kohore sistemi e-Tatimi personal gjatë intervenimit është i pakapshëm, por më pas sistemi është vënë sërish në funksion.

DAP-i i cilësoi këto si spekulime dhe i hodhi poshtë si të pavërteta informatat në opinion për dënime të mundshme në të holla nëse qytetarët nuk u përgjigjen PVT-ve të paraplotësuara.

Drejtoria për të ardhura publike në vitin 2019 për herë të parë qytetarëve u parashtron Paraqitje vjetore të tatimit, të paraplotësuara, për vitin 2018 me anë elektronike, si pjesë e reformës Thjeshtësim i procedurave për llogaritje dhe paraqitje të tatimit personal të të ardhurave. Kjo reformë, siç edhe është quajtur, ka për qëllim të sigurojë procedura më të thjeshta për llogaritje dhe paraqitje të tatimit personal të të ardhurave, pakësim të turmave, kursim të kohës, parave dhe resurseve, si dhe nivel më të lartë të shërbimeve ndaj qytetarëve.