Opinionisti shqiptar Azam Dauti ka pohuar se Deklarata e përbashkët e partive politike shqiptare mund të quhet si hap i përshpejtuar. Por kjo deklaratë sipas tij nuk duhet të jetë pengesë për palën maqedonase për krijimin e një qeveri të re.

“Hartimi i platformës, apo i deklaratave nuk i bën disa personalitete liderë sepse platformat duhet t’i hartojnë ekspertët apo bota e shkencës. Por pa marrë parasysh, kjo nuk duhet të jetë pengesë për partitë politike maqedonase nëse dëshirojnë ta krijojnë qeverinë e ardhshme. Por kjo platformë në vend që të jetë platformë për sjelljen e një qetësie të qëndrueshme, ajo tani nga disa subjekte politike maqedonase po shërben si veprim për rritjen e tensioneve”, deklaroi Dauti.