Për shkak të sulmeve të përforcuara ajrore ruse mbi qytetin sirian Alepo dhjetëra mijëra sirianë po shkojnë drejt kufirit turk, deklaroi kryeministri turk, Ahmet Dautogllu.

Duke folur për konferencën donatore për Sirinë, e cila mbahet në qendrën e kongreseve “Mbretëresha Elizabeta”, Dautogllu tha se këtë informacion e ka marrë derisa ka qenë në rrugë drejt Londrës, transmetojnë mediet britanike.

“Për shkak të bombardimeve dhe sulmeve në Alepo dhjetëra mijë refugjatë të rinj presin që të hapen dyert në Kilis”, tha kryeministri turk.

Kilis është provincë kufitare në jug të Turqisë, sqarojnë mediet britanike.

“Nga veriu i Alepos… 60.000 deri në 70.000 persona shkojnë drejt Turqis

Ai tha se 300.000 njerëz të cilët jetojnë në Alepo janë të gatshëm të nisen drejt Turqisë.

Dautogllu sqaroi se në Turqi nuk mbeti asnjë qytet në të cilin nuk ka refugjatë sirianë.

“Tani në Turqi janë 2,5 milionë refugjatë sirianë. Në qytetin Kilis, vetëm 40 për qind e popullatës janë turq. Para se të nisem këndej në kufirin në Kilis kanë pritur 10.000 refugjatë, ndërsa edhe 60.000 janë duke shkuar drejt kufirit. Ata janë të detyruar të ikin për shkak të bombardimit të qyteteve Alepo dhe Madaja”, tha Dautogllu.

 

Ai e informoi opinionin se Turqia për refugjatët e pranuar në kampe tashmë ka shpenzuar 10 miliardë dollarë, ndërsa vendi ka pasur nevojë për edhe rreth 20 miliardë dollarë.