Analizë nga Fol.mk

Marrëveshja e Përzhinos, hapi një  faqe të re të politikës në Maqedoni. Kjo Marrëveshje siç e din edhe opinioni më i gjërë rezultoi pas aferës së përgjimeve të zbuluara nga opozita maqedonase duke imponuar domosdoshmërinë e një Marrveshjeje politike për ta nxjerur vendin nga kriza e thellë politike. Faktori ndërkombëtar luajti rol kryesorë në ndërmjetësimin dhe inicimin e kësaj marrëveshje e cila i uli në një tavolinë të përbashkët lideret e partive politike parlamentare te pozitës dhe të opozitës.  Edhe pse liderët politik nënshkruan Marrëveshjen për implementimin e saj, pikërisht të njejtët lider në forma të ndryshme i bënin obstrukcione po kësaj marrëveshje, siç ishte rasti i kontesteve të ndryshme për zgjedhjen e Prokurores Speciale, e deri tek pastrami i listave zgjedhore si dhe reformën në media. Partitë në pushtet VMRO-BDI, shpeshherë para opnionit silleshin konstruktiv për implementimin e Marrëveshjes së Përzhinos, a në të njejtën kohë, janë përgjegjës për ngecjen e disa pikave kyçe të kësaj Marrëveshje. Shpërbërja e Parlamentit ishte një gabim i rradhës, një vendim i ngutshëm, e cila nuk ishte në koordinim më partië opozitare dhe nuk u bë sipas koncenzusit politik por u bë në mënyrë vetanake, pa konsultuar opozitën maqedonase. PDSH edhe pse votoi përmbajtur për shpërbërjen e parlamentin ajo më pjesmarrjen e saj në kuvend e legjitimoj këtë proces i cili sipas gjitha gjasave nuk është kushtetues.

Nëse i bëjmë analizë Marrëveshjes së Përzhinos në aspektin e pjesmarrjes së lidershipit shqiptar të BDI dhe PDSH, si dhe kërkesave të dy subjekteve shqiptare, për avansimin dhe të drejtat politike dhe juridike të shqiptarëve, mund të konstatojmë se dy liderët shqiptar aspak nuk e përdorën këtë shancë historik për t’a kushtëzuar pjesmarrjen e tyre me çështje që lidhen me ngecjen e Marrëveshjen e Ohrit. Lideri i BDI së bashku më partinë e tij, gjatë gjithë kohës mbanin anën e VMRO-së duke insistuar me çdo kusht që zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbahen me 24 Prill, duke ju referuar Marrëveshjes por pa dhënë përgjegjësi për zhagitjen e implementimit të Marrëveshjes së Përzhinos. Ndërsa elektorati shqiptarë e ka kuptuar këmbënguljen e BDI dhe të VMRO-së se i gjithë ky taktizim bëhët për qëllime partiake dhe elektorale për të fituar në kohë pasi që në bazë të sondazheve dhe ngjarjeve politike, këta dy parti rrezikojnë të humbasin deputetë nga forcat opozitare.  Rasti tjetër i liderit të PDSH, i cili njëherit është nënshkrues i Marrëveshjes së Përzhinos i cili ishte shumë falenderues faktorit ndërkombëtar dhe i privilegjuar që ka qene pjesë e asaj tryeze të bisedimeve, pa parashtruar asnjë kërkesë drejtpërdrejt për fatin e shqiptarëve, ose pa kërkuar asnjë llogari për procesin e përgjimeve, siç ishte rasti në komisionin anketues për përgjimeet, i cili nuk kërkoj asnjë përgjegjesi dhe nuk propozoj asnjë funksionar shtetëror në të njejtin komision.

Nësë analizojmë sjelljen politike të dy liderëve shqiptar të BDI dhe PDSH, konstatojmë se pjesmarrja e tyre e legjitimoj këtë Marrëveshje, por aspak nuk i dhanë dimension të përfitimit etnik –politik.  Madje ata edhe pse kësaj marrëveshje u munduan të fitojnë pikë politike. Lideri i BDI i cili fuqishëm insistonte që zgjedhjet të mbahen me 24 Prill, duke qenë këmbëngulës së bashku më VMRO-DPMNE, pa i marrë parasyshë edhe vërejtjet e faktorit ndërkombëtar se data e zgjedhjeve ndërlidhet me dinamiken e implementimit të Marrëveshjes. Lideri i BDI, bëri sa shpjegime jo korrekte se përshkak muajit të Ramazanit,nuk mund të bëhët prolongimi i datës së zgjedhjes. Ndërsa kohëve të fundit i njejti lider hamendet për datën e zgjedhjeve dhe e ka kuptuar presionin e opnionit publik, por edhe faktorit ndërkombëtar se është e pamundur që zgjedhjet të mbahen më 24 Prill. Poashtu labiliteti politik si dhe deklarata kontraverse dhe vetëkundërshtuese të liderit të PDSH që janë të njohura për publikun shqiptar, siç ishte rasti i fundit i liderit të PDSH, i cili në një mënyrë u kërcnua se ka gjasa të braktis tavolinën e bisedimeve si dhe nënshkrimin e tij, flasin për taktizime sterile, që nuk japin ndonjë rezulltat politik, përkundrazi japin impakt negativ. Pra konstatimi është se qasja e dy liderëve shqiptar aspak nuk është në frymën e kërkesave reale të elektoratit shqiptar, qe presin realisht një ndryshim të situatës politike, për instalimin e standardeve demokratike që kanë të bëjnë me procesin e zgjedhjeve si dhe me përfaqësimin real të kërkesave të shqiptarëve./fol.mk