Deputeti i PDSH-së, Orhan Ibrahimi në debatin e së martën në Tv21, ka hedhur kritika të ashpra në adresë të BDI-së.

Ai tha se, partia e cila drejtohet nga Ali Ahmeti, për 12 vite me rradhë ka degraduar çështjen shqiptare në Republikën e Maqedonisë.

“BDI ka burgosur dhe vrarë djemtë më të mirë kombit. Për 12 vite me radhë, sa procese të montuara kanë ndodhur, ndërsa ministria e drejtësisë gjithmon është drejtuar po nga kjo parti”, theksoi Ibrahimi.

Ai përmendi dështimet e BDI-së në të gjitha sferat e jetës, duke e fajësuar për gjendjen e rëndë të shqiptarëve në këtë shtet.

“Fatkeqësisht ne kemi qenë të censuruar dhe masakruar nga mediat. Kanë plotësisht një terr informative. Gjithë ato dështime që kanë ndodhur dhe për çudi disa analistë akoma merren me PDSH-në opozitare. Ndërkaq, partia në pushtet sillet si e pafajshme apo virgjine.  E po, nuk shkon më kështu opinioni duhet ta dijë të vërtetën.Legjitimiteti në të cilin thirren është siguruar me vota të vjedhura ”, theksoi ai.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës nga radhët e BDI Abdylaqim Ademi, i pranishëm në këtë debatë pohoi se PDSH me këtë lloj retorike politike ka pësuar humbje në nëntë cikle zgjedhore.

“Tanimë jemi mësuar ta dëgjojmë PDSH e cila akuzon dhe gjykon pa argumente, dhe pa fakte. Por pikërisht kjo retorik po e sjellë PDSH në fund të humnerës, dhe në nëntë cikle zgjedhore që nga viti 2002 kanë pësuar humbje të thella, sepse qytetari ka ditë shumë mirë se me këndë kanë të bëjnë, se qytetari dinë shumë mirë ta vlerëson BDI e cila çdo herë ka dalë para qytetarëve me projekt dhe program“, ka pohuar Ademi.

Pas këtyre pohimeve, Deputeti Ibrahimi nxorri dokumente dhe fakte, duke u përqëndruar tek projekti i fundit, Universiteti i ri maqedonas./INA

orhanqima