Deda: 1 milion euro për ceremoninë e Thaçit shkuan kot, ai nuk ka përkrahje ndërkombëtare

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Deda përmes një statusi në Facebook ka thënë se 1 milion eurot e shpenzuara për ceremoninë e Presidentit shkuan kotë pasi që sipas tij ai nuk gëzon përkrahje ndërkombëtare.

Statusi i plotë:

Një milion euro të qytetarëve të shpenzuara kot së koti për një ceremoni e cila tregoi që kryetatri i ri i shtetit nuk gëzon përkrahje ndërkombëtare – që shihet nga niveli përfaqësues i shteteve që na e kanë njohur pavarësinë.