Dardan Molliqaj sekretar organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se opozita nuk ka marrë ftesë në ceremoninë e inaugurimit të Thaçit President. Ai ka thënë se Thaçi e ka ftuar Presidentin e Serbisë, Tomislav Nikoliqin në ceremoni, ndërsa opozitën jo.

“Jo ne nuk kemi pranuar ftesë për ceremoninë e inaugurimit të Thaçit president. Ndërsa ai e ka ftuar presidentin e Serbisë, Tomilas Nikoliq, ndërsa opozitën nuk e ka ftuar” ka thënë Molliqaj