Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi në emisionin Rruga Drejt në Alsat-M ka ripërsëritur një premtim që tashmë disa herë e thotë që nëse partia e tij del humbëse në zgjedhje do të mbajë përgjegjësi duke dhënë dorëheqje.

Thaçi i zënë ngusht nga pyetja e gazetares tha se nëse do të zhvillohen zgjedhje të lira dhe demokratike dhe nëse ai humb do ia lëshojë vendin pasardhësve të tij në pozitën e kreut të partisë.

Ndryshe, një premtim të ngjajshëm Thaçi e ka dhënë edhe më parë gjë të cilin nuk e mbajti asnjëherë. Edhe pse PDSH ishte opcioni humbës dhjetëra zgjedhje rradhazi, Thaçi ngeli kryetar i saj.

©fol.mk