Kryetari i LR-PDSH , Ziadin Sela në debatin Jeta në Kosovë  RTK  tha se në Lagjen e trimave kishte një tradhëti kalsike .

Në pyetjen e gazetarës Jeta Xharra  se çfarë ndodhi në Lagjen e trimave ? z. Sela u përgjigjë se e vërteta  nuk mund të dihet se çfarë në të vërtet ndodhi por është më se e qartë se aty kishte një tradhëti klasike sepse ato djem që  morrën pjesë në dy luftrat çlirimtare dhe udhëheqën  luftën , ata djem me një përvojë të tillë nuk mundet të futen verbërisht  në lagjen e trimave por aty kishte një tradhëti klasike.

Mendoj se nëse duhet të akuzohen dhe dënohen djemt e lagjës së trimave duhet të akuzohen vetëm për armëmbajtje pa leje dhe për mbrojtje nga sulmi sepse ata u sulmuan nga forcat policore maqedonase dhe ata u mbrojtën që është normale të mbrohesh kur të sulmon ndokush .

Në Lagjen e trimave nuk kishte terroristë por terrorizëm shtetëror sepse shteti ushtroji terror aty .

Pozita e BDI në gjitha rastet e montuara si Sopoti , Monstra edhe në Lagjën e Trimave ishte inferiore dhe servile , ata edhe në ktë rast e  dëshmuan  pozitën e tyre inferiore kundrejt partnerit të tyre të kualicionit VMRO –së ,   u shpreh z. Ziadin Sela  në Jeta në Kosovë RTK .