Kryetari i LR-PDSH Ziadin Sela në emisionin Jeta në Kosovë është shprehur se partia që drejton posedon alternativën e vërtetë per gjithë shqiptarët. Gjendja shqiptare në Maqedoni ngelet e njejtë, dhe ata janë të diskriminuar, ndërkaq LR-PDSH ka platformën politike në bashkëpunim me RDK-në në kuadër të Aleancës për Shqiptarët. Vendimmarrja Konsensuale dhe shteti Bi-nacional i definuar në Kushtetutën e tij, paraqet faktorizimin e vërtetë të shqiptarëve.

Ndërkaq në  fjalën e tij rreth zyrtarizimit të gjuhës shqipe, Sela tha se me kushtetutën e vendit definimi i gjuhës shqipe është i ngjashëm  me definimin nga viti 1920 kur pushteti i atëhershëm  i mbretërisë  serbo-kroato-sllovene i definononte përdorimin e gjuhës shqipe    si gjuhë të cilën e flasin 20 përqind e popullsisë që flasin gjuhë të ndryshme nga  sërbishtja. Definicion i njëjtë të cilin e ka votuar edhe BDI e Ali Ahmeti sot në Maqedoni

©fol.mk