Veprimtari i çështjes kombëtare Adem Demaçi ka hyrë në rrethin e parë për çmimin NOBEL për PAQE 2016.

Këshilli iniciues për çmimin Nobel 2016, për këtë çështje është njoftuar sot, 07 maj, nga Sekretari i Komitetit Norvegjez për NOBEL, Olav NOJSTAD.

Këtë vit për çmimin Nobel për Paqe kishin konkurruar 376 kandidatë nga vende të ndryshme të botës.

Unioni i Shkrimtarëve dhe i Kritikëve Shqiptarë, në bashkëpunim me Shoqatën simotër AICL dhe Universitetin francez, dhe me dekanin e Universitetin e Prishtinës, Bujar Dugolli, në dhjetorin e vitit 2015, kanë aplikuar për ketë çmim me dy kandidatë për dy çmime: Në Norvegji për Adem Demaçin për çmimin Nobel për paqe, ndërsa në Suedi për Rexhep Qosjen për çmimin Nobel për letërsi.

Sa i përket kandidatit të dytë çmimi Nobel për letërsi, Rexhep Qosja, nga Komiteti i Çmimit Nobel nga Suedia , pritet që brenda muajit maj ose qershor të ipet një konfirmim zyrtar, duke pasur parasysh se për Çmimin Nobel për Paqe, është pritur konfirmimi i rezultateve në fund të marsit, por ka arritur vetëm dje, ndërsa për çmimin Nobel për letërsi është dashur të vinte në fillim të këtij muaj, mirëpo ekziston mundësia të vonohet për shkaqe të ndryshme procedurale.

Çmimi Nobel është çmimi më fisnik në botë, çmimi më prestigjioz, sepse ky çmim i ndahet trurit dhe mendjes së intelektualëve botëror dhe mbetët ëndërr e çdo krijuesi, zbuluesi, fizikani, humanisti…

Është nder se pari për tërë popullin shqiptar që është arritur të kalohet rrethi i parë.

Ndryshe, në muajin tetor, në Oslo mbahet ngjarja e ndarjes së çmimit NOBEL për Paqe 2016