Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot pas dite e miratoi dhe draft-amendamentin e katërt të Kushtetutës që dalin nga marrëveshja e Prespës.

Për draft-amendamentin që ka të bëjë për kujdesin e shtetit për mërgimtarët, ishte miratuar me 66 vota “për” dhe katër “kundër”, ndërsa tre deputetë ishin të përmbajtur.

Kuvendi gjithashtu miratoi disa përfundime që do të pasohen nga një debat që do të zgjas 5 ditë pune. Draft-amendamentet do të publikohen në mediat e shtypura “Slloboden peçat” dhe “Koha”, ndërsa qytetarët, partitë politike, shoqatat e qytetarëve dhe pjesëmarrësit në debat do t’i dorëzojnë vërejtjet e tyre dhe sugjerimet në Qeveri, dhe Qeveria si propozues do ta ndjek dhe do të përmbledh debatin publik dhe brenda dy ditëve pas përfundimit të tij do të paraqes në Kuvend një raport mbi rezultatet e debatit dhe tekstin e propozimit të amendamentit.