Deputetët Sasho Vasilevski dhe Luben Arnaudov të cilët mendohet se u kanë hapur dyert e Kuvendit huliganëve të “Për Maqedoni të përbashkët”, kanë kërcënuar prokurorët e PSP-së.

“Ishim në mbledhje meqë kjo është detyra jonë dhe ajo që pritet nga ne. Nuk është e vërtet që ne kemi kërcënuar PSP-në, përkundrazi kemi patur një komunikim të mirë.

Çfarë kërcënimesh, mbi të gjitha jemi intelektual”, deklaroi Arnaudov për “Fokus”.

Ndërkaq kolegu i tij Vasilevski nuk ju përgjigj mesazhit as edhe thirrjeve të bëra.