Qeveria e Malit të Zi ka arritur të marr votëbotesimin. Kjo qeveri e drejtuar nga Milo Gjukanoviq, ka marrë mbështetjen e 42 deputetëve, ndërkaq 20 deputetë ishin kundër.
Për të ruajtur pushtetin, Gjukanoviqit i janë dashur 41 vota, çka nënkupton se i janë dashur votat e partive shqiptare.
Pra, shqiptarët ishin vendimtarë në shpëtimin e Gjukanoviqit.
Nga gjashtë deputetë shqiptarë sa janë në parlamentin malazez, 5 prej tyre votuan pro Gjukanoviqit. I vetmi deputet që votojë kundër qeverisë ishte Dritan Abazoviq nga partia qytetare URA.
Edhe përkundër mos realizimit të të drejtave të shqiptarëve, deputetët nga partitë shqiptare që nga koha e Unionit Demokratik të Shqiptarëve të Ferhat Dinoshës i cili tani është ambasador i Malit të zi në Tiranë, vazhdojnë të përkrahin Qeverinë Gjukanoviq.