Deputeti i BDI-së, Rexhail Ismaili në një nga seancat e Parlamentit të Maqedonisë po fliste për projekte kapitale që janë realizuar nga BDI. Pikërisht ishte debati për projekt – buxhetin për vitin 2016, ku ai po numëronte projekte kapitale, derisa në fshatin e tij Sllupçan të komunës së Likovës nuk ka ujë për pije, nuk ka rrugë dhe fshati është në një gjendje akoma me imazhin e konfliktit të vitit 2001, ku ky vendbanim ishte bastioni dhe celula e UÇK-së.

Një përgjigje të tillë për gjendjen e mjerueshme në këtë fshat ia kishte dhënë deputetja e PDSH-së, Merale Ferati.

Fshati Sllupçan disa muaj pas atij buxheti të promovuar pompoz, akoma gjendet në një situatë të mjerë, shkruajnë në rrjetet sociale banorë të këtij fshati.

https://youtu.be/9_LLwkrqcqs