Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fetah Rudi është infektuar me COVID-19.

Rudi ka bërë të ditur se problemet shëndetësore i janë shfaqur gjatës ditës së djeshme, transmeton Telegrafi.

“Pas disa problemeve shëndetësore të shfaqura gjatë ditës së djeshme, i jam nënshtruar testit për COVID-19, dhe kam rezultuar pozitiv. Pas vizitave mjekësore, trajtimin do ta vazhdojë në shtëpi”, ka shkruar Rudi në Facebook.

Më tej, në shkrimin e bërë deputeti ka bërë të ditur se anëtarët e tjerë të familjes janë mirë me shëndet.

“Për dy javë do të jem në vetizolim. Besoj që më ndihmen e zotit dhe mjekëve do ta kaloj edhe këtë sfidë”.

Ndryshe, nga coronavirusi më herët ishin prekur edhe disa deputetë të LDK-së, si dhe kreu i kësaj partie, Isa Mustafa.