Asnjëri prej shteteve të Ballkanit që e ka marrë liberalizimin e vizave vite më parë nuk ka qenë i kushtëzuar kështu. Prandaj, kt është trajtim diskriminues për Kosovën nga ana e BE’së, thotë Dërguti.

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës na radhët e Vetëvendosjes, Aida Dërguti ka bërë me dije se mund të ketë protesta të tjera nëse Qeveria insiston në ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.

Në një intervistë për ‘Epokën e Re’, Dërguti ka thënë se, pavarësisht mospajtimeve që kanë me AAK’në dhe NISMA’n, VV’ja është e gatshme për të bashkëpunuar me këto dy parti opozitare.

Dërguti ka thënë se VV’ja do të punojë që të bashkëpunojë me të gjithë për ta organizuar një përpjekje të gjerë popullore kundër ratifikimit të demarkacionit.

Sipas saj, kushtëzimi që i është vënë Kosovës për liberalizimin e vizave me ratifikimin e kësaj marrëveshje është i padrejtë dhe i papranueshëm.