Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev pohon se për momentin nuk ka negociata për krizën politike, por bisedime bilaterale, por se është absolvuar se nuk mundet dhe nuk do të ketë zgjedhje më 5 qershor.

“Negociata nuk ka për momentin, ka bisedime, bilaterale, ne me të huajt dhe përfaqësuesit e tjerë të katër partive me ta. Kjo ndodhë sepse thamë se negociata do të ketë kur do të hiqet abolicioni dhe kur do të thirret Kuvendi në mënyrë që të shtyhen zgjedhjet deri në përmbushjen e kushteve për mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta, të drejta dhe demokratike”, tha Zaev.