Partitë e mëdha e kanë fuqinë për të bërë ndryshime në modelin zgjedhor, kështu që pa mbështetjen e tyre ndryshimet janë të pamundshme.

Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska shprehet pesimiste se partitë më të vogla do të marrin përkrahje më të madhe në një njësi zgjedhore, për shkak se nevojitet konsensus në Kuvend. Edhe pse ishte premtim parazgjedhor i LSDM-së, Deskoska thotë se të gjitha partitë politike kanë propozimet e tyre dhe janë larg marrëveshjes së përbashkët.

“Partitë politike kryesore janë në mënyrë të plotë në kundërshtim me njëra-tjetrën për modelin zgjedhor. VMRO-DPMNE kishte qëndrimin se janë për modelin e shumicës zgjedhor, në BDI nuk shoh disponim për një njësi zgjedhore”, tha Deskoska duke u shpreh pesimiste në arritjen e kësaj marrëveshje.

Sipas hulumtimeve të fundit të Institutit për hulumtime ligjore dhe politike, nëse bëhet krahasim me vitet e kaluara tek zgejdhjet lokale dhe për rkyetar shteti, ka përparim sa i përkhet mbrojtjes së votë, por mugnes sistematike vazhdon të ketë.