Gjykata Themelore e Kumanovës i hoqi masën e paraburgimit të akuzuarit për vrasjen e Almir Aliut, Boban Iliqit.

Kjo për shkak se prokurorja Suzana Kusigerska kërkoi rikualifikim të lëndës nga “vrasje” në “vepër e rëndë penale që rrezikon sigurinë e qytetarëve në trafik” dhe të njëjtën këresë e pranoi edhe gjykatësja Maja Denkovska. Me këtë vendimi akuzuari sot u lirua nga prangat në afat prej dy javës deri sa të caktohet masa për akuzën e re të rikualifikuar. Mirëpo për këtë periudhë kohore prej dy javësh, gjykatësja nuk pranoi që t’i shqiptohen masa të kujdesit të shktuar.

ASMIR ALISPAHIÇ, AVOKAT I FAMILJES ALIU

“Prokuroria fatkeqësisht nuk e kaloi testin për atë që njihet si ‘përndjekje të kryerësve të veprave penale’. Në situatën konkrete, përkrah posedimit të provave materiale, prokuroria bëri rikulifikim komplet të veprës penale, nga ajo që ishte në fillim serioze dhe me të vërtetë ajo ishte ai kualifikim i cili duhet të jetë në situatën konkrete…Gjykata e vetme që mund ta gjykojë një rikualifim të këtillë është opnioni”.

Edhe përkundër një vendimi të këtillë, të pakënaqur ngelën edhe pala e akuzuar. Avokati Stevan Pavllevski, i cili për gjithë këto dy vite gjykim për të parën herë u prononcua në opninin dhe deklaroi se Prokurori Publik është dashur që ta heq totalisht akuzën, për shkak se ai veprën e ka kryer në vetëmbrojtje.

STEVAN PAVLLEVSKI, AVOKAT I BOBAN ILIQIT

“Nuk jam i kënaqur nga vendimi i Prokurorit Publik, sepse prisja që të tërhiqej përndjekja penale. Më vjen shumë keq që, Prokurori Publik nuk mori parasysh dhe ka injorur një moment shumë të rëndësishëm të drejtësisë dhe ajo është se e drejta univerzale e njeriut është që të mbrohet kur ai sulmohet. Prokurori Publik me rikualifikimin e sotëm dërgoi porosi absurd deri tek qytetarët se ‘kur të ju sulmojnë, ju ikni. Po edhe atëherë do të përgjigjeni”.

Nga Prokuroria Publike arsyetojnë vendimin e tyre për rikualifim, duke thënë se akuza e tanishme po ashtu është vepër e rëndë dhe parasheh denim me burg nga 4 deri në 20 vjet.

ELIZABETA NEDANOVSKA, ZËDHËNËSE E PROKURORISË PUBLIKE

“Prokurori Publik kompetent duke shikuar dëshmitë e reja të vërtetuara të eksperizës dhe sigurisht edhe në korelacion me provat e tjera, vlerësoi se vepra e të akuzuarit i ka plotësuar elementet e rëndësishme të veprës penale, për të cilën pastaj bëri rikualifikim në fjalët përfundimtare. Bëhet fjalë për gjithashtu vepër të rëndë penale, për të cilën parashihet dënim me burg nga 4-20 vite”.

Paralelisht me gjykimin, jashtë gjykate qytetarët nën organizm të iniciatës “Drejtësi për Almirin” protestonin për gjykimin e padrejtë për vrasjen e vogëlushit.

NGADHËNJIM MEHMETI, INICIATIVA “DREJTËSI PËR ALMIRIN”

“Në vend që prokuroria të ishte në anën e drejtësisë dhe të mbronte Almirin e vogël, prokurorja sot u bë avokat i djallit për vrasësin Boban Iliq. Kjo është një shëmti, që akoma vazhdon në këtë shtet. Drejtësia është një kancer i kësaj shoqërie, e cila vazhdon të mbajë peng lirinë dhe drejtësinë”.

Më 25 qershor të vitit 2016, Boban Iliq me veturën e tipit “Mercedes C200” goditi për vdekje vogëlushin Almirin, duke lënë të lënduar edhe nënën e tij. Për këtë rast, akuzohen edhe Sedat Aliu, babai i Almirit dhe dy familjarët e tij Sami Demiri dhe Abdulla Aliu akuzohen për dhunë. Seanca e radhës do të vazhdojë më 2 prill, ku do vazhdojnë të thuhen fjalët përfundimtare nga avokatët.