Muaji janar është i mbushur me objektiva të cilat të gjithë synojnë që t’i realizojnë gjatë 2018. Por një pjesë e madhe prej nesh harrojmë që disa prej tyre ne i kemi pasur si prioritete edhe gjatë viteve të tjera, të cilat fatkeqësisht kanë kaluar nga viti në vit duke mos u realizuar. Nëse nuk doni që edhe ky viti të jetë i ngjashëm me ato të viteve të kaluara, ndiqni këshillat e mëposhtme:
1. Duhet të keni objektiva shumë të qarta
Kjo mbase është diçka të cilën e dini, por ne po e thkesojmë edhe një herë. Ju nuk mund të përmbushni dhe të realizoni asnjë objektiv nëse nuk keni objektiva, apo nëse nuk i keni ato të qartë për veten tuaj. Sa më specifike dhe të detajuara të jenë aq më mirë do të jetë dhe aq më të lehtë do ta keni ju për t’i realizuar ato.
2. Përmirësojini objektvat e arritura më parë
Ju duhet t’i jepni vetes mundësinë për të përmirësuar objektivat e arritura më parë, sepse për një arsye apo një tjetër, mund të keni lënë diçka pa përfunduar apo thjesht për faktin se edhe projekti i realizuar në mënyrën me të mirë të mundshme, ka nevojë për përmirësim pas disa kohësh. Një gjë e tillë ndodh sepse edhe nëse ju e keni të qartë në mendje objektivin që duhet të arrini, mund të ndesheni me elemente të ndryshme gjatë rrugës suaj të cilët do t’ju pengojnë për ta çuar atë drejt fundit në mënyrën më të mirë të mundshme apo ashtu siç ju e kishit planifikuar. Situata të ndryshme familjare apo personale, financat tuaja, teknologjitë e reja, janë të gjithë elementë që mund të ndikojnë në punën tuaj dhe në arritjen e objektivave tuaja.
3. Mendoni për avantazhet e objektivave tuaja
Të vendosësh disa objektiva nuk ka kuptim nëse realizimi i tyre nuk vjen së bashku me një sërë avantazhesh.Vizualizimi i avantazheve që vjen nga arritja e objektivave tuaja do t’ju ndihmojë që jo vetëm t’i realizoni ato në mënyrën më të mirë por të jeni njëkohësisht edhe më të frymëzuar.
4. Mos vendosni objektiva të parealizueshme
Le t’i quajmë edhe objektiva të vërteta, apo të realizueshme, të gjitha ato që ju doni të arrini gjatë këtij viti të ri. Por duhet të tregoheni realistë me veten se një pjesë e madhe e tyre nuk mund të realizohen brenda ditës, dhe për të mos humbur motivimin ju mund t’i ndani ato në objektiva më të vogla, të cilat do t’ju ndihmojnë që të shkoni drejt objektivave më të mëdha.
5. Të jeni të qartë
Nëse doni që t’i arrini objektivat që i keni vënë vetes, ju duhet të keni fillimisht të qartë mënyrën sesi do t’i realizoni ato. Sepse nëse ju vetë nuk jeni të qartë, atëherë të jeni të sigurt se vetëm do të lodheni duke u përpjekur por mbase asnjeherë nuk do të arrini t’i realizoni deri në fund.
6. Ndërthurni tendencat e fundit me të qenët i kujdesshëm
Gjatë kësaj periudhe të vitit ju mund të shikoni artikuj të ndryshëm trendesh marketingu për 2018, të cilat ju ofrojnë mundësinë për të promovuar dhe për të zhvilluar më tej biznesin tuaj. Por fatkeqësisht shumë pak prej tyre merren në konsideratë. Fakti është se trendet vijnë e ikin, sepse kjo është natyra e tyre. Ne ju këshillojmë që të tregoheni të vëmendshëm ndaj trendeve të fundit por jo që të bëni në grackën e ndjekjes së tyre të vazhdieshme.
7. Mësoni gjithçka mundni
Fakti i të qenët sipërmarrës apo në një nivel të lartë ën kompaninë në të cilën punoni nuk ju shndërron në personin që di gjithçka dhe që nuk ka më nevojë të mësojë më. Gjatë çdo momenti ju mund të jeni duke mësuar diçka të re, e cila pa më të voglin dyshim do t’ju ndihmojë për të menduar edhe si një vizionar.
8. Menaxhoni veset tuaja
Cilido prej nesh ka vese, por zakonisht personat e suksesshëm janë edhe ata të cilët dinë t’i menaxhojnë veset e këqija, ato që i pengojnë për të ecur përpara dhe për ta çuar më tej biznesin e tyre. Mundohuni që të shmangni sa më shumë të mundeni veset e këqija dhe të investoni mbi ato të mira dhe të jeni të sigurt se do të shikoni përfitime të mëdha në rritjen e produktivitetit, si dhe do t’i afroheni sa më shumë finalizimit të objektivave.
9. Mos e shpërdoroni kohën
Familja. Shëndeti. Miqtë. Udhëtimet. Çfarë vendi zë secila prej tyre në listën tuaj të prioriteteve? Besojeni apo jo, vendosja e prioriteteve tuaja personale, do t’ju ndihmojë dhe do të kthehet në favorin tuaj në momentin që ju doni të realizoni sa më parë objektivat tuaja.
10. Mos harroni pasionet
Zakonisht njerëzit e lumtur janë edhe të suksesshëm. Prandaj që edhe ju të keni sukses ju këshillohet që të ndiqni pasionet tuaja të cilat janë shumë të rënidësishme dhe kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në suksesin e karrierës suaj. Joga, palestra, leximi, piktura, vallëzimi, cilido qoftë ai, mundohuni të gjeni kohën për të.