Jemi duke i ndjekur  me shumë vëmendje zhvillimet e brendshme partiake në RDK të cilat na kanë shqetësuar pa masë .

Në momentin kur RDK-ja e arriti shkallën më të lartë të organizimit dhe përkrahjen më të madhe nga votuesi shqiptar, dalin në sipërfaqe teori konspirative se vetë njeriu i cili themeloi këtë subjekt, po e pengon prosperitetin dhe zhvillimin e mëtutjeshëm të këtij faktori politik.

Faktor politik i cili u ringjall dhe ringjalli shpresën tek Shqiptarët,  falë angazhimit dhe sakrificës së kryetarit të RDK-së, Vesel Memedi.

Jemi të zhgënjyer thellë me veprimet e intelektualit, personit që deri dje gëzonte një epitet të jashtëzakonshëm në trojet autoktone shqiptare.

Nëse këto teori rezultojnë si të vërteta,  ju z. Osmani do të përballeni me fakte të hidhura ,që aspak nuk do të jenë të këndshme për personalitetin tuaj.

Diaspora e shqiptarëve të Maqedonisë në Zvicër është e interesuar dhe ka të vetmin qëllim, që njëherë e përgjithmonë të udhëhiqet nga njerëz që pushtetin e kuptojnë si përgjegjësi dhe jo si privilegj!

Vesel Memedi është një njeri i cili ka dëshmuar këtë më lartë në veprimin e tij të deritashëm politik.

Jemi kundër kuazi politikanëve shqiptarë të cilët dalin para pasqyrës, nuk ju pëlqen vetja dhe e thyejnë pasqyren.

Jemi të interesuar që të gjitha forcat progesive politike të thellojnë bashkëpunimin e tyre rreth një qëllimi të vetëm:

Interesat e shqiptarëve të mbrohen dhe të realizohen në insitucionet e Maqedonisë nga njerëz të denjë dhe të pa komprometuar e jo nëpër rrugë dhe embëltore.

Rikujtojmë se ishtë pikërisht Vesel Memedi, njeriu i cili morri përgjegjësinë të udhëheq RDK-në në çastet më të vështira të saja, atëhere kur të tjerit që sot i bien gjoksit e në atë kohë i futën nëpër bira si miu.

Diaspora e shqiptarëve të Maqedonisë në Zvicër njofton të gjithë opinionin e gjerë se qëndron prapa, e përkrah dhe i jep mbështetje të parezervë dhe të fuqishme Vesel Memedit si kryetar i RDK-së.

 

10.03.2016

Cyrih – Zvicër.