Miq të dashur,

I inspiruar nga një forum themelues të gruas të një partie politike shqiptare, më duhet të bëjë një digresion krejtësisht miqësorë për të kuptuar opinioni ;-

– Përsëri më kujtohet thënja e një senatori italian tani i mbërthyer në moshë që ishte përgjigjur një pyetje një gazete prestigjioze në botë se ; Ku gabojnë rinia sotë ? Ai përgjigjet gabimi i parë që bëjnë është ajo se ata mendojnë se bota fillon me ta ! Dhe më tutje në mënyrë brilante sqaron se si të rinjtë apo të rejat ta evitojnë këtë gabim. Dhe në këtë frymë dua të vë në pah këtë sqarim :

– Përfaqësimi i gjinisë femërore në organet e shtetit në botë po edhe në Maqedoni, ka filluar që moti madje për zgjedhje parlamentare dhe lokale e rregulluar edhe me norma ligjore me diskriminim POZITIV për gjininë femërore. Kjo fundja është edhe standard Europian kurë një shtet synon për në këtë familje perendimore është edhe i detyruar ti përmbushë edhe këto standarde në këtë sferë të përfaqësimit të gjinisë.

Mund të jetë edhe fakt se në të kaluarën për arsye të shum rrethanave ndoshta në numër ka qenë minorë ,por siç thashë prej moti përfaqësimi gjinorë është edhe obligim ligjore për në organin ligjdhënës dhe në këshillat vendore. Ndërsa në emërimin e vendeve udhëheqëse mvaret nga gadishmëria, interesi dhe shumë rrethana tjera.

Por ajo që dëshoroj ta vë në dijeni për opoinion është me sa vijon ;

Për një shtet demokratik dhe për një shtet ku ka sundim të së drejtës dhe në përgjithësi për një shoqëri, ndërsa në veçanti për gruan shqiptare ;

– Nuk është shumë me rëndësi se sa institucione menaxhon apo sa është e zgjedhur gruaja shqiptare, por shum me rëndësi është se në atë shtet ;-

– A guxon apo a ka të drejtë të prangosin një nënë shqipatre (60 vjeçare) DY POLIC kryetullac që edhe përkundër prangave në duar ajo të jetë e mbërthyer edhe me krahët e kryetullacëve nën sqetullat e sajë e shoqëruar edhe në pizgauer policor deri në hollet e xhandarmerisë.

– Madje është shumë me rëndësi se pse kurë në këtë shtet nuk bëri vaki, specijallcat e këtij vendi të bastisin dhe shkelin mbi shtretërit me çizme pa zbardhur drita në ndonjë konak të një nëne maqedone, ndërsa shumë shtretër të konaqeve të vatrave shqiptare dhe ëndrave të fëmijve të nënave që ju i donki shumë, u ndërprenë dhe u përlloçën.

– Ju mund të keni edhe president shteti konsensual edhe ate femër edhe ate shqiptare, por e kotë është kurë sistemi është i ndërtuar nga logjika kriminale e një establishmenti kriminal mashkullorë.

Miq të dashur, vetëm këtë detal po të jetë e mundur engjujt tia bartin për njoftim, Nënës shqiptare në Zajaz ,ajo do të ishte ngjallur së paku për ti pështyrë në lule të ballit mashtruesit e ditëve tona.

Qenan Aliu