MPB dhe Prokuroria publike kanë hapur hetime për t’u ditur arsyet e shkaktimit të zjarrit në Ministrinë e Drejtësisë. Për shkak të katër zyrave që ishin përfshirë nga zjarri, ministria nuk punon dhe pasi të përfundojë ekspertiza nga ana e MPB-së dhe Prokurorisë do të zbardhen arsyet që shkaktuan zjarrin.

Edhe pse nga më shumë burime qeveritare u tha se nuk kanë pësuar ndonjë dokument i rëndësishëm, TV Telma publikoi se janë djegur dokumente të arkivit të Sektorit për ndihmë ndërkombëtare ku kanë qenë të vendosura dhe kompletuara dokumentet me Greqinë për ekstradimin e ish agjentëve Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski, të akuzuar nga PSP për përgjim dhe shkatërrim të pajisjeve të DSK-së.