Një ndërtesë është përfshi nga zjarri në Shkup, në afërsi të Kuvendit të Maqedonisë, në rrugën ”Dame Gruev”.

Zjarri është lokalizuar dhe shuar, ndërkaq janë dëmtuar dy banesa. Sipas Makfax, banorët kanë pohuar se bëhet fjalë për një zjarrvënie të qëllimshme.

Banorët kan bërë të ditur se kanë patur probleme me pronarin e banesës ku ka filluar zjarri dhe se e kanë raportuar disa herë. Pronari është në stacionin policor dhe janë ndërmarrë masat për të hetuar dhe ndriçuar rastin.