Një veturë është përfshirë nga zjarri në lagjen Arbëria në Prishtinë, sonte rreth orës 19:00.

Nga ngjarja nuk raportohet se ka të lënduar.

Por, nga zjarri është prekur edhe një veturë e cila ishte afër.

Rastin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.

“Rreth orës 19:00 është raportuar për një veturë me targë Kosove të përfshirë nga zjarri në lagjen Arbëria në Prishtinë. Nga zjarri është prekur edhe një veturë afër veturës që kishte marrë flakë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët e kanë menaxhuar përhapjen e zjarrit. Aktualisht policia ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve që konsistojnë në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”.

Klan Kosova mëson se bëhet fjalë për veturën e ish-deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje Mefail Bajqinovci.