Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, në Click Plus ka deklaruar se akoma nuk ka propozim për zgjidhjen e çështjes së emrit, por inkurajoi ndërmjetësuesin Metthew Nimetz të jep propozim në takimin e parë, por sipas tij zgjidhja të jetë dinjitoze, përcjell Fol.

”Është fakt se mes nesh ka ende dallime dhe do të shohim nëse do të jetë e mundur ato dallime t’i tejkalojmë. Shumë e rëndësishme për Greqinë të ketë dallim mes shtetit Maqedonia dhe rajonit Maqedoni në Greqi. Për ne është e rëndësishme të mos ketë asnjë dyshim në çështjen e identitetit dhe shumë me rëndësi të gjejmë mënyrë dinjitoze”, ka theksuar Dimitrov.

Ai më tej ka shkruar se akoma nuk ka propozim në tavolinë për çështjen e emrit dhe se kanë vendosur që ta inkurajojnë ndërmjetësuesin Metthew Nimetz të del me propozim sa më herët që mundet, madje edhe të mërkurën e ardhshme.

Dimitrov shtoi se Maqedonia nuk mund të jetë vetëm greke, pasi nuk ka qenë dhe nuk është vetëm e tyre, pasi sipas tij, është rajon i madh gjeografik dhe përfshin tre shtete. /Fol/