Deputeti i VMRO-DPMNE -së, Ilija Dimovski, pas takimit koordinues të partive tha se është praktikë që kryetari i Komisionit për zgjedhje dhe emërime të jetë nga grupi parlamentar që ka më shumë mandate në zgjedhje.

Ilia Dimovski ka thënë se nëse dikush mendon se mund të zgjedhë me forcë kryetarin e Komisionit do të mbajë pasojat.

I pyetur se për çfarë pasoja e ka fjalën Dimovski u përgjigj shkurt “do të shihni në moment”.