Kryetari i Komisionit për Emërime dhe Zgjedhje, Ilija Dimovski deklaroi se raporti për kryeprokuroren speciale Katica Jaenva që u dërgua nga Këshilli i Prokurorëve Publikë në Kuvend duhet të deklasifikohet dhe publiku të jetë i pranishëm në debatin e komisionit për shkarkimin e saj.

“Qëndrimi im personal është se Këshilli i Prokurorëve Publikë duhet ta deklasifikojë raportin për kryeprokuroren speciale. Komisioni duhet ta mbajë seancën me praninë e publikut. Në këtë mënyrë do të rritet edhe besimi i qytetarëve në Kuvend dhe në sistemin gjyqësor”, tha Dimovski.

Ai shtoi se fillimisht raporti më 30 gusht në Kuvend ka mbërritur pa klasifikim, por një ditë më vonë, pra më 31 gusht, ishte marrë një letër nga Këshilli i Prokurorëve Publikë ku Kuvendi njoftohej se materiali është i klasifikuar.

Dimovski gjithashtu shtoi se krahas rekomandimit të komisionit, për shkarkimin e Janevës është e nevojshme edhe pajtueshmëria e katër partive më të mëdha politike në Kuvend.

“Procedura është identike si ajo e emërimit. Është e nevojshme pajtueshmëri për katër partitë politike në Kuvend. Për këtë do të dorëzojë kërkesë deri tek kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi që të më njoftojë se kush janë katër partitë politke”, tha Dimovski.

Seanca e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime është caktuar të mbahet të enjten