Dita e tretë e vaksinimit.

Kështu po e presin radhën mantelbardhët për të pranuar vaksinën Pfizer.

Meqë punonjësit shëndetësorë nga Covid-qendrat e kryeqytetit janë vaksinuar, tani radhën e kanë mjekët dhe infermieret e Covid-qendrave nga qytetet e tjera.

“Edhe sot po vijon procesi i vaksinimit në punktin e vendosur prapa nesh. Në dy ditët e para janë vaksinuar gjithsej 453 punonjës shëndetsore nga gjithsej 8.000 të paraqitur.”

Disa prej tyre i dëgjaum teksa u ankuan se po presin gjatë dhe se procedura nuk po shkon sipas terminit, mirëpo përpara kamerës deklarata të tilla nuk pati. Dy infermiere nga Covid-qendra e Kavadarit të cilat e pranuan dozën e parë të vaksinës, na thanë se procesi vijoi mirë dhe se nuk kishin fare dilema për tu vaksinuar dhe thanë se nuk presin efekte anësore serioze.

“Gjithçka shkoi mirë, me rregull, me termin. E caktuam edhe revaksnimin, që tani e dimë se kur do të na vaksinojnë sërish. Pres ndoshta ndonjë ndryshim lokal, kështu na paralajmëruan, megjithatë nuk pres ndonjë tjetër problem. Na pyesin se a kemi problem me shëndetin, ne nënshkruajmë dhe kaq. Mendoj se nuk do të ketë asnjë problem me vaksinimin, për efekte anësore po flas”, tha Daniella Milenkoviq, infermiere.

“Duhet patjetër të vaksinohemi, të mbrohemi, sepse ne punojmë në covid-qendra. Lirisht mund të vaksinohen, nuk është asgjë e keqe, ne duhet të mbrohemi”, pohoi Elizabeta Mitreva, infermiere.

Siç dihet imunizmi ka nisur me vaksinat e para që kanë ardhur në vend si donacion nga Serbia, e deri në fund të muajit priten edhe vaksinat kineze që tashmë vendi i ka blerë. Mirëpo apo mendon Qeveria për ndonjë kontratë të re derisa po presim këto vaksina ndoshta një marrëveshje me Rusinë për vaksinën “Sputnik”, kryeministri Zoran Zaev me përgjigje.

“Së pari nuk bëhet fjalë për asnjë injorim, ne çdo herë me respekt veprojmë ndaj të gjitha ofertave dashamirëse. Bëhet fjalë për përgjegjësi, nëse keni parasysh se e keni vendosur nënshkrimin tuaj në sistemin Kovaks, madje keni paguar paraprakisht 20% dhe i keni paguar paratë për vaksinën, keni nënshkruar marrëveshje të drejtpërdrejt me Fajzer dhe i kalkuloni këto sasi shtesë të 800 mijë vaksinave të para. E dini përafërsisht sasinë të cilën e publikoi BE-ja, ka publikuar zyrtarisht , 70 milionë euro për Ballkanin Perëndimor, vetëm nëse e llogarisni përqindjen e qytetarëve të RMV-së, mund ta llogarisni sasinë”, tha Zoran Zaev, kryeministër.

Përndryshe nga Ministria e Shëndetsisë bëjnë të ditur se në faqen e internetit për vaksinim janë regjistruar 58,500 qytetarë, ndërsa përmes mjekut amë 32,917 qytetarë mbi mosha 70 vjeç.

Vaksinimi për stafin shëndetësor që janë në vijnë e parë të frontit zhvillohet Klinikën për Sëmundjeve Infektive, ku është e vendosur tenda, dhe funksionon në dy ndërrime nga ora 8 e mëngjesit deri në 8 pasdite, nga e hënë deri të shtunën.