Rezultate pozitive për shqiptarët e Bundesliga 1.

Koln i Mërgim Mavrajt u largua me 1 pikë nga Mynihu. Bayern la pikët e para në këtë sezon dhe duhet se humbja në Champions League me Atletico ka ndikuar te ekipi që kryeson renditjen.

Kimmich shënoi për vendasit në pjesën e parë, ndërsa Modeste barazoi rezultatin në të dytën. Koln e ka nisur mirë të sezonin ku nuk ka asnjë humbje.

Freiburg i Amir Abrashit arriti një fitore të rëndësishme në kampionat. Skuadra e ngjitur këtë sezon në Bundesliga 1 mundi 1 – 0 Eintracht Frankfurt. Goli u shënua nga i përhershmi Grifo. Abrashi luajti si titullar dhe u ndëshkua me karton të verdhë.