Oferta që kryetari i LDK-së, Isa Mustafa i bëri VV-së duke iu ofruar atyre votimin e Qeverisë, nëse nuk e pranojnë marrëveshjen, mirëpo duke qëndruar në opozitë vet, i ka pëlqyer fort djalit të parit të LDK-së, Besnik Mustafën.

Ai përmes një postimi në Facebook, veprimin dhe ofertën e Mustafës e ka quajtur “shah, mat”.

“Kësaj pune i thonë shah, mat”, ka shkruajtur ai në Facebook.

Ndryshe, Lidhja Demokratike e Kosovës i ka bërë një ofertë me pesë pika VV-së, ku nëse kjo e fundit nuk pranon kushtet e ofruara, ata do ta votojnë qeverinë me Kurtin kryeministër, mirëpo vet do të qëndrojnë në opozitë.