Mbrojtësi kyç i Zvicrës, Johan Djourou, pret një Shqipëri agresive në përballjen e të premtes në Lens.

29-vjecari i Hamburgut, i cili numëron plot 60 paraqitje me përfaqësuesen, beson se helvetët do ta nisin mbarë ndaj kuqezinjve të cilët i konsideron më inferiore në cilësi.

“Emocionet do të jenë të mëdha, por ne duhet të ruajmë qetësinë dhe të zhvillojmë lojën tonë. Mendoj se Zvicra është një skuadër më e mirë se Shqipëria, por ky është një turne ndërkombëtar dhe të gjithë ekipet janë të fortë. Duhet të jemi gati për të luftuar sepse shqiptarët do të jenë agresivë. Duhet të gjejmë mënyrën e duhur për ndeshur me ta”, deklaroi Djorou.

“Harmonia në skuadër është shumë e rëndësishme. Në futboll mbrojtja nis që nga sulmi, prandaj e theksoj janë 11 lojtarë që mbrojnë. Mendoj se skuadra ka lojtar shumë cilësor dhe ne do ta tregojmë këtë. Në muajin mars disa lojtarë nuk ishin pjesë e ekipit, por shpresoj se do të jemi gati 100 për ndeshjen e parë”, shtoi ai.