Nga një janari i vitit të ardhshëm do të rriten pensionet prej 850 deri 900 denarë për të gjithë pensionistët në Maqedoni. Kjo rritje vjen shkaku i rritjes së pagës minimale dhe pagës mesatare në vend.

Kryeministri Zoran Zaev dhe ministrja e Financave, Nina Angellovska sot mbajtën konferencë për shtyp për Propozim-ligjin e zbatimit të buxhetit për vitin 2020, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Buxheti i vitit 2020 parasheh rritje të pensioneve. Për vitin 2020 është paraparë rritja e pensioneve, duke marrë parasysh parametrat ekonomikë gjatë dy viteve të kaluara”, tha Zaev.

Ai potencoi se për fat të keq pensioni minimal është 8940 denarë ndërsa pensioni mesatar është rreth 14.000 denarë.