Frika që e ka kapluar BDI-në dhe Fatmir Izairin në Zhelinë po merr përmasa shqetësuese. Pas dy goditjeve  të njëpasnjëshme të rrënda që mori BDI në dy cikle zgjedhore, të dielën pritet të marrë edhe goditjen përfundimtare  me votën plebishitare të shqiptarëve gjithandej në të gjitha vendbanimet e Komunës së Zhelinës

Për  herë të dytë, në më pak se një vit qytetarët e Komunës së Zhelinës,  me anë të vullnetit të tyre  folën qartë: Doki, mjaftë më,  koha yte, bashkë me BDI  ka përfunduar jo vetëm në  Zhelinë por gjithandej dhe më kot mundohesh të shantazhosh e të shpifish, të kërcënosh e të blesh vullnete njerzish, prandaj  dorrëzohu dhe largohu me nder sepse ky  uragan i njerëzve të  ri  e të eture për ndryshime nuk ka kush e ndal.

Rezultati i 15 tetorit, duhej të  të kishte shërbyer si një mësim se koha jote përfundimisht ka mbaruar, andaj me 29 tetor bashkë me ndryshimin e akrepave të orës do të ndryshoj edhe pushteti të cilin për tetë vite e keqpërdore. Do të ndryshoj pushteti që në Komunën e Zhelinës në mënyrën më të turpshme e ushtruat, duke plackitur e rrjepur qytetarët  në të gjitha vendbanimet e komunës.

Vërtet  mund mos e keni  të lehtë të gëlltini humbjen  që ju pret  ditën e diel  mbase ndoshta ndjeheni  të tmerruar nga fakti se tashmë përfundimisht e keni humbur  pushtetin në këshillin komunal, po merrni forcë  dhe përgatiti për humbjen  e rradhës , humbjen përfundimtare që do të pësoni me 29 tetor sepse është një ushtri e tërrë që bën rroje e që nuk do të lejon edhe për një mandat të luash me fate qytetarësh.Është një ushtri që  me votën e tyre të shejntë do ta shpëtoj komunën nga prangat dhe uzurpimi i një individi  dhe  bandave e tij.

Qytetarët kësaj rradhe me Dije dhe Guxim janë të përcaktuar qartë se kërkojnë ndryshime kërkojnë Një jetë të re  dhe se sigurisht me 29 tetor do të dalin masovikisht  dhe me laps do të ja marrin fytyrën hajnave që vodhën gjithcka që panë para syve/fol.mk