Shefja e Grupit Parlamentar të AAK-së, Donika Kadaj – Bujupi nga foltorja e Kuvendit të Kosovës, e ka goditur fort kryeministrin e vendit, Isa Mustafa.

“Isa Mustafa e kam një pyetje për ty. Po të them Isë, se më s’je kryeministër për shkak se e ke shkel Kushtetutën. A ka pasur më shumë policë në kohën e Rrahman Morinës, apo sot”, ka thënë Donika Kadaj- Bujupi, raporton Gazeta Blic.

Ajo i ka thënë Hashim Thaçit le të tregoj se çka i ofroj Listës Serbe, që ta mbështesin për president.

“Si i shantazheve dhe i bleve deputetët e LDK-së”, ishte pyetja e saj për Hashim Thaçin. Sipas saj, çka duhet të shes pasuri të këtij vendi, që të vijë në krye të shtetit.