Liderët e tri partive opozitare, Lëvizjes Vetëvendosje!, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nismës kanë bërë me dije se protestat e tyre për të arritur kauzën nuk do të ndalen asnjëherë, por se kur do të mbahet protesta e radhës, thanë se do të njoftojnë me kohë.
Kurse, zgjedhjen e Thaçit në postin e presidentit, ata konsiderojnë se kjo u bë nën presion, pasi shumë deputetë sipas tyre u detyruan të votojë pro Thaçit.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Visar Ymeri, ka thënë se ata konsiderojnë se Thaçi nuk mund të jetë presidenti Kosovës. “Zgjedhja e tij u bë në mënyrë të dhunshme, dhe përmes një terrori psikologjik karshi deputetëve që refuzuan të ia japin votën Thaçit”, është shprehur ai.
Kurse, krateri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka numëruar dështimet e Thaçit në postin e ministrit të Jashtëm. “Kemi shpreh shqetësimin tonë për shkak se nuk kemi ushtri. Thaçi ka dështuar në politiken e jashtme, ka dështuar të marr njohje dhe ka dështuar në anëtarësimin në UNESCO”, ka deklaruar Haradinaj.
Ndërsa për Fatmir Limajn, kryetarin e Nismës, seanca për zgjedhjen e presidentit veçse e ka thelluar edhe më shumë krizën politike në vend. “Sot lajmi keq është se, jo vetëm se nuk po shihet mundësia për dalje nga kriza po nga sot jo u thellua më shumë në krizë politike”, ka thënë Limaj.