Shkruan Metali Alili

Liderit të pushkës zëri plumb në emision…
Si për ironi të fatit kam dëgjuar që liderët e dalur nga tyta e pushkës ngrisin zërin dhe kërcënojnë atëherë kurë ju vriten dhe burgosen ushtarët.
Komandantët ngrisin zërin atëherë kur ju diskriminohet populli, atëherë kur komandantit dhe popullit të tij ju mohohen të drejtat jetike, atëherë kur ushtarët e tyre janë të diskriminuar nga disa hijena që po e rrethojnë, ata të cilët u pasuruan dhe u ngritën mbi kurizin e dëshmorëve dhe të ushtarëve të migruar, ata të cilët pa pikë turpi thirren në emër të luftës edhe pas 18 viteve. Nga ana tjetër ushtarët e sinqertë vuajnë dhe pagujnë pasojat e po asaj lufte sot e 18 vite më parë, e JO atëherë kurë oponenca politike nuk pajtohet me mendimet tuaja si dhe nuk ua pranon dorën e zgjatur, zatën ata një herë e pranuan, mirpo si rezualltat i saj u qujtën”horra”.
Komandant neve ndoshta nuk dimë aq shumë por një gjë jemi të sigurt se, dora e zgjatur, herë mikut, e herë armikut duhet marrur me kujdes sepse shpeshëherë e kemi paguar me gjak.
Komandant po të mbanit dorën e ushtarëve, fjalët e thëna dhe premtimet e dhëna gjatë luftës.
Po të mos diskriminoheshin ushtarët, dhe po të respektoheshin ashtu siç e meritojn familjet e dëshmorëve, po ju garantoj se sot nuk do të kishim nevojë që të zgjasnim dorën njëri tjetrit por do të kishim një dorë të bashkuar.
Komandant, mendimi ndryshe është formë e demokracisë dhe si i tillë duhet respektuar, kurse kërcënimi dhe forca i takojn së kaluarës komuniste dhe diktatoriale që fatkeqësisht paska mbetur në begraundin tuaj…
Ne shqiptarët e kemi një thënie të trashëguar ndër shekuj “për ata që koburen e pushkën e thonë kur zihen ngusht : “PUSHKA TOP” tu bëftë.
Për fund të uroj që dora e zgjatur të të kapet nga Muki…