Drejtori i Zonave Industriale Zhvillimore Tregtare (ZIZHT), Viktor Mizo, dhe drejtori i Shoqatës Aksionare për menaxhim me hapësirë banesore dhe afariste, Cvetko Grozdanov, kanë dhënë dorëheqje të parevokueshme nga funksionet e tyre.

Tv Temla bën të ditur se Qeveria mbrëmë i ka konstatuar dorëheqjet e tyre dhe do të emërojë persona tjerë në këto dy pozita, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Burime të Telma bëjnë të ditur se Aleksandar Obradoviq, që kërkoi shtetësi të Maqedonisë, nuk do të jetë drejtor i ELEM-it.