Drejtori i Klinikës për Neurokirurgji është ftuar në polici për bisedë informative, pasi është kapur duke marrë ryshfet nga pacienti. Informacionin e ka konfirmuar edhe MPB-ja, përcjell FOL.

“Pas paralajmërimit të qytetarit, mjeku është ftuar në bisedë informative në stacionin policorë dhe po punojmë për të zbardhur rasti”, thonë nga MPB.

Sipas Nova, drejtori dyshohet se ka marrë para nga babai i një vajze të sëmurë, e cila duhej të dërgohej jashtë vendit për kurim. Thuhet se në dollapin e drejtorit janë gjetur një sasi e madhe parash. Por, MPB nuk konfirmoi se për sa para bëhet fjalë.