I ftohti që ka kapluar vendin dhe ballkanin e ka pamundësuar mbledhjen e kryesisë së BDI-së për konsultim nësë do të bojkotohet Gruevski apo jo.

Siç mëson portali TetovaSot kryesia e BDI-së sonte ka komunikuar me anë të telefonatave duke pyetur çdo anëtarë të kryesisë nëse pajtohet që BDI të vendos koalicion për formimin e qeverisë më VMRO-në e Gruvskit apo jo.

Shumë telefonata kanë qenë pro nëse Gruevski pranon kushtet e BDI-së dhe disa kanë qenë apsolutisht kundër pavarësisht nëse Gruevski i miraton kërkesat e BDI-së.

Nesër pritet që presidenti Ivanov tia jep mandatin Gruevskit pëe formimin e qeverisë si fitues i zgjedhjeve parlamentare me 51 deputet ku për të formuar qeveri i duhen edhe deputetët e BDI -së 10 pëe tu bërë 61 deputet.

Deri tani BDI as ka mohuar e as ka pranuar se do të bëjë koalicion me VMRO-në, për dallim nga partit tjera si Aleanca për Shqiptarët që është kundër formimit të qeverisë më Gruevskin.

Ndryshe ditë më parë partitë politike shqiptare e nënshkruan një deklaratë të përbashkët për bashkëpunomin dhe avancim të statusit të shqiptarëve në çdo qeveri të ardhshme./ TetovaSot/