Këshilltarja shtetërore për mbrojtje shëndetësore në Ministrinë e Shëndetësisë, Jovanka Kostovska sot tha gratë shtatëzëna dhe të sëmurët kronik në Maqedoni nesër dhe pasnesër  do të lirohen nga angazhimet në punë me qëllim që ta mbrohet shëndeti i tyre nga i ftohti i madh që ka kapluar vendin, shkruan Meta, njofton Portalb.mk.

Edhe pse gjendja në Maqedoni e shkaktuar nga moti i keq vlerësohet si stabile, megjithatë rreziku ende ekziston duke u nisur që moti është shumë i ftohtë. Ky ishte vlerësimi kryesorë i Komitetit Drejtues për Kriza (KDK), të cilin sot e prezentoi në një konferencë, zëdhënësi i Qeverisë Aleksandër Gjorgjiev.