Dua me pamje ndryshe

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, me paraqitjet dhe imazhet e saj arrin të marrë vëmendjen e mediave dhe fansave të saj të shumtë. Një gjë e tillë ka ndodhur edhe së fundmi, kur ylli kosovar në imazhet e fundit shfaqet me një pamje krejtësisht ndryshe.

E veshur me fustan nusërie ngjyrë të kuqe, me duvak dhe flokë të lëshuara, Dua duket ndryshe ngaqë jemi mësuar ta shohim, shkruan rtv21.tv Në fotografitë e postuara në Instagram, Dua ka zgjuar vëmendjen e ndjekësve të saj të shumtë, ku duket se fotografitë e fundit të Duas vijnë në kohën e Halloweenit.

Ndryshe, pas suksesit të madh me “New Rules”, Dua Lipa mori çmimin “Ascap Vanguard”, për ndikim në muzikë, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “ASCAP”, e cila u mbajt të hënën mbrëma në Londër.