Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa është shprehur se ajo do të rikthehet në Kosovë për koncert.

E gjithë kjo pasi të ketë publikuar albumin e saj të ri, që pritet të publikohet në muajin shkurt të vitit 2017.

Duke folur në një intervistë ekskluzive në emisionin NIN në Klan Kosova, Dua bëri të ditur se pasi të publikohet albumi i saj, ajo ka në plan të nisë një turne botëror për të performuar të gjitha këngët.

Ndër të tjerash, Dua shprehi dashurinë e saj të madhe që ka për Kosovën dhe se sa shumë krenare është për të.