DW: Merko blen makinë luksoze prej afro 70 mijë euro, automjetin më të ri të zjarrfikësve e ka të vitit 1993

Maqedonia e Veriut sipas të dhënave, përfshirë këtu verën e vitit 2020 ka blerë 392 makina me çmim mesatarë prej 17 mijë euro, ose gjithsej 8 milionë euro.

Nëse këtu shtohet edhe tenderi i fundit prej dy milionë euro, atëherë vijmë në një shumë prej 10 milionë euro në më pak se tre vite.
Përkundër kësaj në vendin tonë ka gjithsej 241 automjete të zjarrfikësve, me moshë mesatare prej 28 vite.

Janë katër komuna të cilët janë në listën e makinave më të shtrenjta të blera, ndërsa në vendin e parë është komuna e Strugës.

Kryetari i kësaj komune Ramiz Merko në vitin 2019 ka blerë një makinë zyrtare “Audi A6” e cila ka kushtuar 66.770 euro, por edhe dy makina “Shkoda Oktavija” dhe një “Shkoda Rapid”, në kohën kur komuna e ka llogarinë e bllokuar për shkak borxheve prej katër milionë euro.

Për dallim prej Merkos automjeti më i ri i zjarrfikësve e cila shuan zjarre në rajonin e Strugës është e vitit 1993 dhe e cila është donacion nga jashtë. Katër automjete janë donacion, prej të cilave dy janë që nga koha e ish Jugosllavisë.

“Automjetet janë të vjetra dhe kanë kaluar shumë, por janë funksionale. Problemi më i madh është se shkojmë të shuajmë zjarre pa cisterna, gjegjësisht pa ujë të mjaftueshëm, ndërsa në qytet nuk ka rrjet hidrantësh”, kishte deklaruar kohë më parë për Dojçe Vele, zjarrfikësi Besim Kadriu.

Ai thotë se kjo është problem i madh ngase ndodhë që shpesh gjate shuarjes së zjarrit të harxhohet uji dhe duhet të kthehen disa herë, ndërsa kjo ju merr shumë kohë.

Kadriu shpjegon se në vendet më të varfët si Maqedonia e Veriut, zakonisht siguron automjete të zjarrfikësve nga vendet perëndimore. Në ankand mund të gjenden me çmime rreth 10 mijë euro, plotësisht të pajisura dhe funksionale.

Ai thotë se nuk e ka të lehtë kur në lajme lexon ose sheh se si kryetarët e komunave pothuajse pa përjashtime vozisin makina të reja dhe luksoze ndërsa kolegët-zjarrfikës të cilët shpëtojnë jetë shfrytëzojnë automjete të vjetra dhe jo funksionale.

“Me automjete të zjarrfikësve ne shpëtojmë shtëpi dhe njerëz dhe në këtë duhet të kursehet. A ja vlen jeta njerëzore të kushtojnë 10 mijë euro?”, pyet ai.