Flakët sot kanë kapluar edhe pjesën e Zonës Ekonomike në hyrje të Tetovës. Siç mund të shihet edhe në foto zjarri ka përfshirë hapsirën e lirë përreth zonës ekonomike dhe fushës së Pollogut në afërsi të autostradës Shkup-Tetovë njofton derveni.info. Ekipet e njësitit kundër zjarreve të Tetovës tashmë janë në terren për ra lokalizuar zjarrin. Edhe pse zjarri është shum afër fabrikave, njoftohet se nuk i rrezikojnë të njëjtat. /Derveni.info