Prokurorja speciale Fatime Fetai mbrëmë ka festuar ditëlindjen e saj. Fetai e shoqëruar nga familjarë kolegë e bashkëpunëtorë ka festuar 33 vjetorin e saj me përfshirë këtu edhe Katica Janevën dhe Lençe Ristovskën.

Fatime Fetai e lindur ne fshatin Negotine te Gostivarit, është prokurore e Prokurorisë Speciale Publike (PSP) në Maqedoni. Ajo ka kryer Fakultetin Juridik në Shkup, ku edhe më pas ka përfunduar magjistraturën. Karriera e saj profesionale nga viti në vit ka shënuar ngritje. Fillimisht ajo karrierën në sferën e drejtësisë e ka filluar në Gjykatën e Apelit në Gostivar, ku ka punuar disa vite si bashkëpunëtore profesionale.

Në këtë vend ajo qëndroi deri në vitin 2011, kur edhe u zgjodh si Prokurore në prokurorinë themelore në Shkup. Në këtë institucion ajo ka punuar deri në fund të vitit 2015, kur edhe zgjidhet si prokurore në Prokurorinë Speciale të udhëhequr nga Katica Janeva.
Fatime Fetai në një intervistë për mediat ka thënë se ëndërr e ka që një ditë të kandidohet për presidente të Maqedonisë.

Të njëjtën ditë me prokuroren Fetai, ditëlindjen në ambient më modest e ka festuar edhe kolumnisti i njohur Ejup Berisha, i cili poashtu ka shprehur haptazi pretendimet që një ditë të kandidohet për president të Maqedonisë.